0Parashikimi në fjalë ka të bëjë në radhë të parë me gjuhët Baske (baskishtja), Kelte dhe Katalonase, sepse nuk ka një softuer (software) të aftë për të identifikuar (njohur), analizuar dhe për të përkthyer saktë.

Parashikime të këtij lloji nuk janë ndonjë gjë e re. Me dukjen e Internetit i është parashikuar prej kohësh vdekja librave dhe gazetave, por njerëzit vazhdojnë megjithatë t’i lexojnë ato jo vetëm në versione elektronike. Shumica e njerëzve preferojnë jetën e vërtetë, reale. Për ta nuk ka aspak rëndësi se në çfarë gjuhe komunikohet në Internet (online). Përveç kësaj, gjuha amtare në çdo vend të botës është përforcuar, është fiksuar nga ligji, që kjo që e bën tejet të vështirë zhdukjen e saj. Dhe ekziston, në fund të fundit, kultura e fjalës, e cila përdoret në jetën e përditshme - një këndvështrimi të tillë i përmbahet profesori dhe filologu rus Dimitri Bak:

- Unë mendoj se ky parashikim është krejtësisht i rremë, sepse gjuha nuk jeton vetëm brenda kufijve të Internetit. Gjuha është e aftë të jetojë për aq kohë sa vazhdon të mbetet gjuhë e përditshme komunikimi e një grupi të caktuar njerëzish që jetojnë në mënyrë kompakte. Gjuha ekziston për mrekulli përveç Internetit edhe në formë gojore dhe me shkrim.

Interneti nuk mund t’i shërbejë vdekjes së gjuhëve edhe për vetë faktin se ai nuk është i përhapur gjithkund. Rrjetin Global e përdorin në botë vetëm 32.7 për qind e njerëzve, fakt ky që vë në pyetje të madhe parashikimin e Meta-net. Por edhe vetë përdoruesit e Internetit janë të interesuar që në Web të paraqitet një numër sa më i madh shërbimesh të nevojshme për ta, duke përfshirë edhe ato gjuhësore. Këtij këndvështrimi i përmbahet eksperti për mediat Anton Korobkov-Zemljanskij:

- Unë nuk pajtohem aspak me faktin se gjuhët mund të vdesin, për shkak se në Internet ofrohen shumë shërbime mjaft interesante, të tilla si Google translate, online translator, i cili në regjim kohe reale përkthen gjuhë të ndryshme, ekzistojnë projekte të kompanisë Yandex në Rusi të drejtuara për ruajtjen e gjuhëve të popujve të Rusisë. Në qoftë se ka literaturë në ndonjë gjuhë, atëherë herët a vonë ajo do të duket patjetër në Web, dhe për këtë arsye nuk mund të zhduket pa lënë gjurmë.

0Kështu pra, për këto arsye apokalipsi verbal rezulton të jetë i pamundur. Autorët e studimit nga rrjeti Meta-net, ndoshta, thjesht, duan të përfitojnë ndonjë grant për zhvillimin e programeve kompjuterike për ruajtjen e gjuhëve. Është e vërtetë se për të krijuar një softuer të tillë nuk është aspak e lehtë, sepse, sipas të dhënave të Akademisë Franceze të Shkencave, njerëzimi modern flet pothuajse në 3.000 gjuhë.