Në qytetin kanadez Winnipeg zjarri përfshiu një depo karburanti për makinat e garave. Në ndërtesën e magazinës u dëgjuan shpërthime. Tymi i dendur djegës mbuloi lagjet e banuara në këtë pjesë të qytetit. Banorët e rreth 40 shtëpive u evakuuan. Policia bllokoi qarkullimin automobilistik në të gjithë rajonin.

Njoftohet se zjarri shpërtheu pas përfundimit të ditës së punës dhe në magazinë nuk ndodhej asnjë nga punëtorët.

0Zjarrfikësit ende nuk mund të thonë se kur mund t’i dilet mbanë zjarrit.