0Pjesëmarrësit dhe tifozët e kampionatit qyteti në breg të lumit Vollga do t’i kënaqë jo vetëm me pamjet mahnitëse, por edhe me nivelin e organizimit. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i stadiumit "Fitorja", i cili do të presë ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit. Në të mund të akomodohen më shumë se 45 mijë spektatorë. Përveç kësaj, për tifozët do të krijohet fan-zona në breg të lumit Vollga, lumit më të madh në Evropë. Planifikohet që gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjeve rrugët qëndrore të qytetit të kthehen në këmbësore.

Sipas konceptimit të komitetit organizuesve në pushimet mes lojra vizitorët mund të njihen me historinë e pasur e qytetit në Vollgë. Ai e ndryshoi emrin e tij tre herë: në fillim ishte Caricin, gjatë epokës sovjetike quhej Stalingrad. Pikërisht atje në vitin 1943 u zhvillua betaja që theu trupat naziste. Atëherë nga qyteti nuk mbeti asgjë. Nga ndërtesa historike mbijetoi vetëm një kishë ortodokse e shekullit XVIII. Por në periferi, mbetën të paprekur shumë parqe dhe madje edhe shpella në të cilat jetonin murgjit.

0Deri në pjesën finale të Kampionatit Botëror të Futbollit duhen edhe gjashtë vjet, ndërsa autoritetet lokale tashmë po përgatitin infrastrukturën për fluksin e vizitorëve. Në të gjithë qytetin po ndërtohen hotele me pesë yje dhe mini-hotele buxhetore, po përgatiten projektet për ndërtimin e rrugëve automobilistike dhe po krijohen shumë ndërtesa parkingu. Në të ardhmen e afërt do të fillojë dhe zgjerimi i aeroportit ndërkombëtar. Meqë ra fjala, nga Vollgogradi në Moskë mund të arrihet për një orë e gjysëm me aeroplan, por mund të shkohet edhe nëpërmjet kruizeve lumore. Rruga, me thënë të drejtën, do të marrë disa ditë, por nga ana tjetër turistët do të kenë mundësi të vizitojnë të paktën edhe dhjetë qytete të tjera ruse.