Drejt Tokës me shpejtësi të madhe po vjen një mysafir kozmik. Kometa e quajtur C/2012 S1 «u vu re» nga rusi Artem Noviçonok dhe bjellorusi Vitali Nevski. Pak më vonë zbulimi i astronomëve amatorë u konfirmua nga profesionistët perëndimorë.

0Aktualisht kometa ndodhet larg nga Toka, por po fiton peshë dhe po merr formë. Sipas të dhënave të shkencëtarëve, nëse C/2012 S1 nuk do të digjet, banorët e Tokës do të mund të shohin një fenomen me të vërtetë mahnitës. Kometa do të jetë 15 herë më e ndritshme se Hëna dhe gjatë natës do të jetë tepër e bukur. Kjo shfaqje do të zgjasë rreth dy muaj.