Monedha me vlerën 1 qindarkë (cent), e lëshuar nga shtëpia e monedhës në San Francisko në vitin 1943, u shit në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një milion dollarë.

0Vlera e medaljes qëndron në faktin se gabimisht ajo është bërë prej bronzi, dhe jo prej celiku. Pronari i ri i monedhës u bë një nga pronarët e ekipit të baseball "Texas Rangers" Bob R. Simpson.