Samiti i liderëve të Rusisë, Pakistanit, Afganistanit dhe Taxhikistanit, i planifikuar për këtë javë në Islamabad, është shtyrë. Siç u bë e ditur nga burimet pakistaneze, autoritetet e vendit e shtynë forumin, pasi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk konfirmoi pjesëmarrjen në të.

0Vizita e parë për gjysmëshekullin e fundit e Liderit të Rusisë në Pakistan duhet të shënonte startin e rivendosjes së marrëdhënieve të Moskës me një nga vendet kryçe në rajon. Sipas mendimit të disa ekspertëve, refuzimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putinit për të shkuar në Islamabad mund të jetë shkaktuar nga druajtja e komplikimit të marrëdhënieve me New Delhi dhe ngurrimin e Islamabadit për t’i dhënë "Gazpromit" kontratën për ndërtimin e degës pakistaneze së tubacionit të naftës Iran-Indi.