Eshtrat e ish-Presidentit të Turqisë Turgut Ozal do të zhvarrosen të martën në Stamboll. Autoritetet synojnë të sqarojnë shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë njoftojnë mediat lokale. Për zhvarrosjen këmbëngulën të afërmit e të vdekur, të cilët nuk besojnë në versionin zyrtar të vdekjes si rezltat i një ataku në zemër.

0Në hapjen e varrit të ish-Presidentit të Turqisë marrin pjesë përfaqësuesit e Prokurorisë së Stambollit. Për studimin e eshtrave të ish-Presidentit të Turqisë do të nevojiten rreth dy ditë dhe më pas ato do të varrosen sërisht.