0Në Shqipëri kultura ruse vlerësohet shumë, ndërsa emrat e Dostojevskit, Tolstoit dhe Çehovit njihen nga lexuesi shqiptar nga përkthimet e përfaqësuesve të shquar të elitës intelektuale shqiptare. Si konfirmim i interesit përherë të gjallë ndaj Rusisë shërben suksesi i Ditëve të Kulturës Ruse në Shqipëri të mbajtura së fundmi, vuri në dukje muzikantja, Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku:

- Këto ditë, që u mbajtën në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, patën një sukses të madh. Dhe kjo nuk është thjesht rastësi. Me popullin rus ne na lidh një miqësi e vjetër, ndërsa kulturën ruse ne vazhdimisht e shohim, e lexojmë dhe e këndojmë. Ne shpresojmë shumë që programi ynë do t'i ndihmojë rusët për t’u njohur me artin tonë, natyrën dhe potencialin e turizmit shqiptar.

Organizatorët e festivalit u përpoqën shumë të pasqyrojnë në mënyrë sa më të plotë të gjitha aspektet e kulturës së Shqipërisë. Adhuruesit e muzikës i pret koncerti i Orkestrës Kombëtare të Dhomës së Radios dhe Televizionit nën drejtimin e Oleg Arapit dhe korit të "Nënë Terezës", të krijuar me iniciativën e Suzana Turkut. Artdashësve patjetër që do t’ju bëjë përshtypje koleksioni i ikonave të shekujve XII-XIV nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar të qytetit të Korçës. Ndërsa në nëntor në Moskë dhe Shën Petersburg do të mbahet java e filmit, ku ndër të tjerash do të shfaqen edhe filmat "Shqiptari" dhe "Nata pa hënë".

0Përveç bashkëpunimit në fushën e kulturës, një rol të rëndësishëm në rritjen e interesit ndaj vendit luan zhvillimi i turizmit. Sokol Gjoka, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, vuri në dukje se falë heqjes së vizave për qytetarët rusë nga muaji qershor deri në muajin tetor dhe lehtësimi i marrjes së vizave gjatë periudhës tjetër, është arritur një rritje e jashtëzakonshme e fluksit të turistëve nga Rusia. Ata, të cilët nuk kanë qenë ende me vizitë në këtë vend të bukur të Mesdheut, do të kenë mundësi të zhvillojnë një udhëtim imagjinar në Rivierën shqiptare, duke vizituar ekspozitën e fotografive të Roland Tashos, e cila hapet në Shën Petersburg më 10 tetor.