Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos u zbulua se vuan nga kanceri i prostatës. Ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e tumorit planifikohet në ditët e ardhshme, mjekët japin një prognozë të favorshme.

0Sipas fjalëve të mjekut kurues të Liderit latinoamerikan, tumori u zbulua në fazë të hershme, kështu që radio-dhe kimioterapia nuk janë të nevojshme. "Juan Manuel Santos gëzon shëndet të shkëlqyer, pragnozat janë të favorshme, ndërsa shërimi nuk do të marrë kohë të gjatë", - deklaroi mjeku.