Zhvillimi në Rusi i Kampionatit Botëror të Futbollit - 2018 do të bëjë të mundur tërheqjen e të rinjve ndaj marrjes me sport, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e vendeve të reja të punës në rajon, mendon Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

0Rusia fitoi të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror të Futbollit - 2018 në dhjetor të vitit 2010, duke lënë pas, sipas përfundimeve të votimit, Anglinë, kërkesat e përbashkëta të Spanjës dhe Portugalisë, si dhe Holandën e Belgjikën. Kampionati Botërore për herë të parë do të mbahet në Evropën Lindore. Në turne do të marrin pjesë 32 ekipe. Sipas vendimit të FIFA-s, Rusia do të zhvillojë Kampionatin Botëror - 2018 në 12 stadiume në 11 qytete.