Presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili pranoi humbjen e mbështetësve të tij në zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë dhe deklaroi se partia e tij kalon në opozitë.

"Për mua pikëpamjet e koalicionit “Ëndrra gjeorgjiane” ishin krejtësisht të papranueshme. Midis nesh ka një ndryshim të thellë. Dhe ne besojmë se pikëpamjet e tyre janë shumë të gabuara. Por demokracia funksionon në mënyrë të tillë, që vendimet merren nga shumica e popullit gjeorgjian dhe ne e respektojmë këtë zgjedhje", - deklaroi Mihaill Saakashvili.

Numërimi i votave nuk ka përfunduar ende, por blloku i miliarderit Bidzina Ivanishvili "Ëndrra gjeorgjiane" kryeson me shumë siguri.

0Ai fiton 53,19% në votimin për listat partike pas numërimit të 25,17% të fletëve të votimit.