Greva pa afat e bashkëpunëtorëve të shëndetsisë po zgjerohet në gjithë Estoninë. Mbi ndalimin e shërbimit ndaj pacientëve njoftuan spitalet kryesore të vendit. Përjashtim bëjnë vetëm fëmijët, gratë shtatzëna dhe pacientët me kancer. Ndërkohë, punëtorët estonezë të transportit kërcënojnë se do bashkohen me grevën.

0Në prag jo pak probleme iu shkaktuan pasagjerëve homologët e tyre në Portugali dhe Spanjë. Ndërsa në Itali aksioni protestë 24-orësh i shoferëve dhe makinistëve është tani në pikën kulmore. Rrezikojnë të mos arrinë dot në punë banorët e Romës, Milanos dhe dhjetra qyteteve të mëdha.