Të hënën në Strasburg do të hapet sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Në ditën e dytë të punës së saj Asambleja planifikon të ndërmarrë një rezolutë, që ka të bëjë me përmbushjen nga ana e Rusisë të obligimeve të saj në Këshillin e Evropës, të cilat ajo i morri në vitin 1996.

Në projekt-rezolutën, e cila u miratua njëzëri nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë më 4 shtator, në veçanti, jepet një vlerësim kritik i ashpër një sërë ligjesh të miratuara nga Duma Shtetërore në fund të sesionit pranveror. "Ky vë në dyshim qëllimet e vërteta të qeverisë për të udhëhequr vendin në një mënyrë demokratike", - thuhet në projekt-rezolutë.

0Megjithatë, delegacioni rus në APKE synon t’u vërtetojë kolegëve të vet ndërkombëtarë paligjshmërinë e gabueshmërinë e kritikave të rrepta në adresë të Rusisë.