Gjykata e Qytetit e Moskës do të shqyrtojë të hënën ankesën e kasacionit kundër aktgjykimit të tre pjesëmarrëse të grupit punk Pussy Riot, të dënuara me 2 vjet për huliganizëm në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Avokatët kërkojnë anulimin e vendimit dhe ndalimin e çështjes penale. Në rast të dështimit mbrojtja do të insistojë për reduktimin e afatit ose zëvendësimin e tij me një dënim me kusht.

0Pesë vajza në fund të shkurtit u futën në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe pasi vunë maskat, zhvilluan të ashtuquajturën "lutjen - punk". Më 17 gusht gjykata i shpalli ato fajtore për sjellje huligane të motivuar nga urrejtja fetare.