Gjykata e Qytetit e Moskës shtyu sot shqyrtimin e çështjes për anulimin e aktgjykimit të pjesëmarrëseve grupit punk "Pussy Riot", të dënuara me 2 vjet burg për huliganizëm në Katedralen Krishti Shpëtimtari. Seanca tjetër do të mbahet më 10 tetor.

Shqyrtimi i çështjes u shty për shkak të faktit se një nga figurantet Ekaterina Samutseviç refuzoi avokatin e saj për shkak të “mospërputhjes së pozicionit”. Asaj iu dha kohë për të arritur një marrëveshje me mbrojtësin e ri.

0Pyetjes së gjyqtarit, çfarë është saktësisht mospërputhja e pozicionit të Ekaterina Samutseviç dhe mbrojtjes, pjesëmarrësja e “Pussy Riot” refuzoi të përgjigjej.