Kompania kineze Ralls njoftoi se do të ngrejë një padi kundër administratës së Presidentit të SHBA-ve, njoftoi sot gazeta "London Financial Times".

Të premten e kaluar Barack Obama ndaloi me një dekret të veçantë kompaninë kineze të ndërtojë parkun e helikopterëve në shtetin Oregon. Arsyeja është poligoni i Forcave Ushtarake Ajrore që ndodhet atje afër, ku po testohen avionët e rinj papilot (drones).

Në të njëjtën kohë Barack Obama autorizoi organet kompetente të marrin në pyetje bashkëpunëtorët e Ralls dhe të kontrollojnn të gjitha dokumentet e brendshme të kompanisë, duke përfshirë edhe dosjet kompjuterike.

0Në padinë kineze theksohet se Presidenti nuk mund të jetë mbi ligjin, edhe nëse hanë prekur çështjet e sigurisë kombëtare. Kurrë më parë kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk ishte nfritur një padi e ngjashme.