Anijet e patrullimit kineze dhe tajvaneze ditën e hënë u panë sërisht në Ishujt Senkaku (Diaoyu), të cilat janë objekt i mosmarrëveshjeve territoriale midis Tokios dhe Pekinit.

Sipas informacionit të rojes bregdetare japoneze, në zonën kufitare rreth Ishujve Senkaku, të cilat Japonia i konsideron ujërat e saj territoriale, të hënën në mëngjes për një kohë të shkurtër u afruan 4 patrulla kineze dhe një tajvaneze.

0Paralajmërit të anijeve të patrullimit japoneze "për të mos u futur në ujërat territoriale të Japonisë", anija tajvaneze iu përgjigj se po merret me mbrojtjen e sferës së peshkimit në ujërat ekonomike të vendit.