Operatori i grupit të xhirimit iranian, i cili mbërriti në Nju Jork bashkë me Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad, refuzoi të kthehet në atdhe dhe kërkoi azil politik në SHBA, njofton ditën e hënë “Associated Press”.

Ky informacion u konfirmua nga një avokat në Nju Jork i punësuar nga iraniani. Megjithatë, deri në këto momente avokati nuk ka njoftuar mbi arsyet për të cilat klienti i tij vendosi të kërkojë azil politik.

0Kur dhe si operatori u largua nga grupi i xhirimit është ende e panjohur.