Në kryeqytetin e Haitit Port-au-Prince mijëra njerëz dolën të dielën mbrëma në një marshim proteste, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit Mishel Joseph Martelly.

Protestuesit akuzojnë autoritetet për korrupsion, si dhe shprehin pakënaqësi në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas pikëpamjes së tyre, Mishel Joseph Martelly, i cili u bë Kreu i shtetit vitin e kaluar, nuk i përmbushi premtimet e tij të fushatës parazgjedhore - nuk aplikoi arsimin e përgjithshëm pa pagesë dhe nuk siguroi strehim për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i janarit të vitit 2010.

0Haiti konsiderohet si vendi më i varfër i Hemisferës perëndimore.