Koalicioni i opozitës "Ëndrra gjeorgjiane" deklaron mbi shkeljet e rënda që po ndodhin sot në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Sekretari për shtyp i koalicionit njofton se në një sërë zonash votuesit votuan me karta identiteti të rreme. Gjithashtu policë të veshur me rroba civile frikësojnë qytetarët, duke kërkuar që ata të votojnë për partinë në pushtet.

0Janë bërë të ditura shkelje të tilla nga të cilat vihet në dukje se numri i fletëvotimeve të nxjerra për votim është më i vogël se numri i përgjithshëm i votuesve. Ndër të tjera, në disa qendra votimi është vënë re se lëngu për vulosje është zëvendësuar me ujë të zakonshëm, gjë që është shkak për pezullimin e procedurës së votimit.