Në Gjeorgji sot mbahen zgjedhjet parlamentare. Ato janë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Një sërë ekspertësh mendojnë se në rast suksesi të forcave opozitare votimi mund të jetë fillimi i procesit të ndryshimit paqësor të pushtetit.

0Vitin e ardhshëm Gjeorgjia do të zgjedhë presidentin e ri. Presidenti aktual Mihail Saakashvili, që ka drejtuar vendin për 9 vitet e fundit, nuk mund të pretendojnë më për këtë post. Mënyra e vetme që ai të mbetet në pushtet është në qoftë se partia "Lëvizja Kombëtare e Bashkuar" do të fitojë shumicën parlamentare.