0Qendrat e votimit u hapen në Gjeorgji më 08:00 sipas orës lokale. Në mënyrë që asgjë të mos i pengonte qytetarët për të marrë pjesë në votime, dita e zgjedhjeve u shpall ditë pushimi. Zgjedhjet aktuale kanë një rëndësi të veçantë. Sipas amendamenteve të Kushtetutës, duke filluar që nga viti tjetër, Parlamenti gjeorgjian do të fitojë më shumë pushtet. Për sa i përket kësaj Mihail Sakashvili, pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në mënyrë të qartë llogarit të vazhdojë të drejtojë vendin, duke u bërë kryeministër. Nuk është çudi nëse qytetarët do të tregojnë interes të lartë në votim. Në disa zona në Tbilisi madje janë krijuar radhë. Por nuk janë regjistruar aksidente, thotë Presidenti i Fondacionit Gjeorgjian për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare Aleksandër Rondeli:

- Unë mendoj se në disa zona mund të ketë ndonjë konflikt, ndonjë provokim, gjithçka mund të ndodhë. Por dita e sotme do të jetë normale. Ndërsa e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë më të tensionuara. Sepse secila palë, veçanërisht opozita, pretn rezultate të larta të mira. Dhe më pas do të protestojnë se ja ne humbëm.

0Mihail Sakashvili sëbashku me gruan dhe djalin e tij të vogël mbërritën në qendrën e votimit herët në mëngjes. Presidenti u deklaroi gazetarëve të mbledhur aty se ai nuk dyshon në urtësinë e popullit gjeorgjian, i cili do të bëjë zgjedhjen e duhur. Kundërshtari kryesor i Mihail Saakashvili - Miliarderi Bidzina Ivanishvili, edhe pse mbërriti në qendrën e votimit me gruan e tij, nuk votoi. Ai më parë njoftoi se ai e konsideron këtë si të papranueshme. Çështja qëndron te fakti se Bidzina Ivanishvili i është hequr shtetësia gjeorgjiane. Edhe pse parlamenti miratoi një ligj që lejon pjesëmarrjen në votime të gjeorgjianëve që kanë nënshtetësi të BE, Bidzina Ivanishvili në mënyrë parimore nuk e përdori këtë mundësi.