Producent i filmit provokues “Pafajësia e Myslimanëve" Nakoula Basseley Nakoula u arrestua ditën e enjte në Los Anxhelos. Krijuesi i xhirimit "ndodhet në paraburgim dhe duhet të dalë para gjykatës federale".

0Nakoula Basseley Nakoula, i dënuar më parë për krime financiare, dyshohet për shkeljen e lirimit me kusht nga burgu. Ai u lirua nga burgu në vitin 2011 në liri me kusht që ai nuk do të përdorë Internetin pa lejen e organeve mbikëqyrëse. Atij i ndalohej gjithashtu të përdorte pseudonime. Në seancën gjyqësoree do të trajtohet çështja nëse këto kushte janë shkelur apo jo.