Autoritetet siriane u dërguan gjithë përdoruesve të telefonisë celulare në vend mesazhin me fjalët "Game Over". Për këtë njofton “Associated Press”. Në mesazh gjithashtu tingëllon thirrja për të dorëzuar armët dhe për të ndaluar luftën me regjimin e presidentit Bashar Al-Assad. SMS filluan të vijnë pasi rebelët filluan të qëllonin mbi bazën ushtarake pranë Damaskut.

Ekspertët mendojnë se shpërndarja është pjesë e luftës psikologjike, të cilën po zhvillon regjimi i Bashar Al-Assad. Dy operatorët e mëdhenj të telefonisë mobile në Siri janë privatë, prandaj qeveria ka shumë mundësi të ketë paguar për komunikimin masiv.