Në Mineapolis amerikan banori vendas hapi zjarr ndaj kolegëve të vet, kur morri vesh se kishte humbur punën. Sipas njoftimeve paraprake, viktima të të shtënave u bënë dy persona, ndërkohë që katër të tjerë u plagosën. Krimineli kreu vetëvrasje.

Incidenti tragjik ndodhi në zyrën e kompanisë që merret me prodhimin e tabelave reklamuese. Ndërtesa u rrethua nga makinat e policisë, qarkullimi automobilistik në vendin e ngjarjes është ndaluar.