Autoritetet amerikane në prag të protestave të mundshme në fund të lutjeve tradicionale të së premtes evakuuan diplomatët e tyre nga qytetet e Libisë Tripoli dhe Bengazi.

"Ky është një reduktim i përkohshëm i numrit të bashkëpunëtorëve (përfaqësuesve diplomatikë) për arsye sigurie", - thuhet në një deklaratë të Departamentit Shtetëror.

Javën e kaluar një sërë shtetesh, përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbyllën për 24 orë ambasadat e tyre në vendet muslimane në prag të trazirave të mundshme pas lutjeve të së premtes.