Mijëra nxënës të shkollave dhe studentë ditën e enjte dolën në rrugët e kryeqytetit të Kilit Santiago, duke kërkuar përmirësimin e cilësisë së arsimit. Demonstrata përfundoi në një përleshje me policinë.

Sipas burimeve zyrtare në aksionin protestë morrën pjesë rreth 5 mijë persona, ndërkohë që vetë pjesëmarrësit përmendin shifrën 70 mijë njerëz. Marshimi filloi në afërsi të ndërtesës së stacionit qendror të trenit, më pas studentët marshuan nëpër rrugën Alameda. Rreth 100 vetë u arrestuan. Sipas njoftimeve paraprake, 17 policë u plagosën.