Dy tajfunë të fuqishëm po zhvendosen drejt Japonisë. Siç njoftoi Shërbimi kryesor meteorologjik i vendit, më shumë shqetësim shkakton tajfuni “Zhelavat”, i cili po shkon drejt prefekturës jugore Okinawa. Shpejtësia e erës në qendër të tij rezulton në 50 m/s, vrullet - deri në 70 m/s.

Ditën e dielë, ai do të përplaset në territoret e jugut të vendit dhe nga mesi i javës tjetër do të arrijë deri në rajonet veriore.

0Tajfuni i dytë "Eviniar" po lëviz në drejtim të bregdetit të ishullit kryesor japonez Honshu. Shpejtësia e erës në qendrën e tij - 25 m/s. Sipas parashikimeve të motit, ai së shpejti do të ndryshojë drejtim dhe do të zhvendoset në bregdetin e vendit përgjatë Oqeanit Paqësor.