0Qeveria e tanishme e sheh bashkëpunim me NATO-n si zgjidhje të të gjitha problemeve. Për këtë njoftoi Ministri i ri i Shtetit për Integrimin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike Tornike Gordadze. Sipas mendimit të tij, "Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO do t’i sjellë çdo qytetari të Gjeorgjisë përfitime konkrete. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe pa siguri është e pamundur të mendohet për të ardhmen". Megjithatë, banorët e Gjeorgjisë nuk mendojnë kështu, thotë Kreu i Institutit Gjeorgjian të Euroazisë Gullbaat Rchiladze:

- Siguria e Gjeorgjisë nuk mund të arrihet me anëtarësimin në NATO. Udhëheqja gjeorgjiane ka marrë rrugën e vetëshkatërrimit. Sa për popullin, ideja sikur nuk është kaq shumë popullore sa e paraqet qeveria e tanishme. Ne bëmë një sondazh të përgjithshëm gjeorgjan. U anketuan 3068 persona në të gjithë Gjeorgjinë në mënyrë anonime: se si ata e vlerësojnë NATO-n, se si e shohin NATO-n. Pastaj ne vumë pyetje konkrete në lidhje me atë që do të sjellë pas bashkëpunimi me NATO-n. A janë ata dakord që në territorin tonë të duken bazat e NATO-s, u pëlqen apo jo atyre fakti që Gjeorgjia të dërgojë trupa e saj në zonat e nxehta, ku veprojnë forcat e NATO-s, për shembull, le të në Afganistan? Sa më konkrete bëhen pyetje aq më negative janë qëndrimet ndaj NATO-s.

Një tjetër vektor i lëvizjes - Bashkimi Evropian. Evropianët duket që po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt afrimit me Gjeorgjinë. Por shumë ekspertë thonë se në fakt Evropa nuk do të futet në kontakt të ngushtë me Gjeorgjinë, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Si rezultat, tani Tbilisi zyrtar flet për gatishmërinë e bashkëpunuar në të gjitha nivelet me strukturat e NATO-s dhe BE-së, por as njëri as tjetri nuk duan të marrin nën kujdestarinë e tyre Gjeorgjinë.