0Tetë vjet më parë koleksionisti Jonathan Will në një ankand në një klub golfi bleu pejzazhin detar me titull "anije peshkimi në erërat e forta» (ang. “Fishing Boats in a Stiff Breeze”). Në katalog, ishte vërejtur se autori i pikturës mund të ishte William Turner.

Jonathan Will vendosi të rrezikojë dhe pas një lufte të gjatë (tregtia filloi me 700 £) arriti ta blinte pejzazhin detar. Pas konsultimit me ekspertë të njohur me veprat e Turner, u bë e qartë se autorësia e tij është konfirmuar. Ekspertët supozojnë se imazhi është pikturuar në vitin 1806 - në të njëjtën kohë si një nga pikturat më të famshme të William Turner "Beteja e Trafalgar» (ang. “The Battle of Trafalgar”).

U arriti të përcakothet dhe historia e pikturës. Siç rëfyen në një konferencë, që u mbajt më 26 shtator në Londër, William Turner ia dhuroi peisazhin një mikut të tij - priftit Henry Scott Trimmer. Pas vdekjes së Henry Scott Trimmer piktura disa herë kaloi nga dora në dorë dhe u zhduk përfundimisht nga publiku.

Siç supozojnë ekspertët, në rast se “Fishing Boats in a Stiff Breeze” do të nxirret në një ankand publik, kostoja e saj mund të arrijë deri në 20 milionë £.

Deri më sot, çmimin rekord të pikturave të William Turner e mdan piktura "Roma Moderne - Campo Vaccino» (ang. “Modern Rome - Campo Vaccino”, 1839), e cila u shit në vitin 2010 në ankandin e Sotheby për 29.7milionë £.