Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bë pre i një loje telefonike. Politika angazhoi një duet komedinësh kanadezë, të cilët morrën në telefon Ban Ki-moon në emër të Kryeministrit kanadez Stiven Harper.

Komediani, që luante rolin e Stiven Harper, i kërkonte falje Ban Ki-moon për faktin se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në takimin e kësaj jave në Nju Jork të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sepse ishte shumë i zënë me rregullimin me superglue të flokëve të tij. Ai gjithashtu i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së t’i drejtohet Kryetarit të National Hockey League Harry Battman dhe të kontribuojë në krijimin e një ekipi hokei në Quebec.

Përfaqësuesi zyrtar i Ban Ki-moon e pranoi faktin e të vënit në lojë dhe deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e morri atë me humor.