Një kamion në autostradën pranë Berlinit goditi një autobus me fëmijë nga Polonia, që shkonin në një ekskursion në Londër. Për këtë njoftoi ditën e enjte kanali televiziv TVN24.

Sipas të dhënave të kanalit, natën duke u gdhirë e enjtja autobus u bllokua në trafik në autostradë dhe më pas me të u përplas kamioni polak që vinte nga korsia e kundërt. Shoferi i kamionit vdiq në vend.

014 fëmijë kishin nevojë për shtrim në spital. Të gjithë të lënduarit morrën plagë të lehta, nuk ka asnjë kërcënim për jetën e tyre. Tani po zgjidhjet çështja nëse fëmijët do vazhdojnë udhëtimin apo do kthehen në shtëpi.