Autoritetet e Sudanit dhe Sudanit të Jugut, pas katër ditë negociatash, arritën në një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar kufitare. Kjo do të mundësojë rifillimin e furnizimit të naftës nga Sudani i Jugut përmes territorit të fqinjit të saj verior. Ditën e enjte të dy palët do të nënshkruajnë dokumentin përkatës.

Megjithatë, disa çështje kanë mbetur të pazgjidhura. Në veçanti, bëhet fjalë për përkatësinë shtetërore të rajonit të diskutueshëm Abyei.

0Mungesa e marrëveshjes mbi kufirin ndërmjet dy vendeve shkaktuan konfrontimin e armatosur në prill. Më parë OKB-ja kërcënoi të dy vendet për ndërmarrjen e sanksioneve, nëse ata nuk do të zgjidhin mosmarrëveshjen territoriale.