Revista spanjolle satirike “El Jueves” ("E enjtja") botoi një karikaturë të Profetit Muhamed. Siç deklaroi redaksia, kjo u bërë në shenjë solidariteti ndaj kolegëve francezë të revistës “Charlie Hebdo”, e cila u kërcënua për veprime të ngjashme.

Fotografia në kopertinë përshkruan procedurën e identifikimit të kriminelëve nga policia. Mbishkrimi thotë: "A e di ndonjeri se si duket në pamje të jashtme Muhamedi?"

0Ndërkohë në Egjipt, gazeta lokale laike “Al-Watan” nisi fushatën përgjigjëse: ajo printoi 13 karikatura, që tallin qëndrimin e banorëve të Peranëdimit ndaj myslimanëve.