Disa oficerë të "Ushtrisë së lirë rebele siriane" njoftuan mbi uljen e armëve dhe kalimin në anën e Presidentit Bashar Al-Assad. Kjo u bë e ditur gjatë forumit të forcave opozitare të mbajtur në Damask.

Një nga dezertorët - Kolonel Khaled el-Zalem dënoi "përdorimin e armëve nga bashkatdhetarët kundër njëri-tjetrit" dhe i bëri thirrje rebelëve "të pranojnë gabimin e vet". Në selinë e “Ushtrisë së lirë siriane” ai zinte një nga pozicionet udhëheqëse.

0Nga ana e autoriteteve siriane u kthyen dhe 11 ish-rebelë, pesë ushtarë dhe gjashtë civilë.