Autoritetet amerikane e konsiderojnë themeluesin e Wikileaks Julian Assange armik të shtetit, ndërsa vetë faqen e Internetit (ang. Website) - një kërcënim për sigurinë kombëtare. Për këtë deklarohet në dokumentet e zbulimit amerikan, të cilit iu hoq vula e fshehtësisë. Në SHBA në kategorinë e armiqve të shtetit klasifikohen gjithashtu dhe "Al-Qaeda" dhe "Taliban".

Në prag, themeluesi i Wikileaks në një mesazh video për përfaqësuesit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kritikoi Presidentin e SHBA-së për politikë të standardeve të dyfishta. Sipas fjalëve të Julian Assange, Barack Obama njëkohësisht mbështet lirinë e fjalës në Lindjen e Mesme dhe përndjek Wikileaks për zbulimin e korrespondencës diplomatike.