Kryetari i Dumës Shtetërore Sergei Narishkin deklaroi se ai nuk do të shkojë në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, duke shpjeguar këtë me faktin se në këtë takim do të diskutojnë një rezolutë të ashpër kundër Rusisë.

Sergai Narishkin duhet të kryesonte delegacionin rus në sesionin vjetor të APKE dhe të paraqiste fjalimin e tij më 1 tetor.

Megjithatë, Kryetari i Dumës Shtetërore supozoi se propozimet e tij nuk ka gjasa të dëgjohen, dhe zgjodhi më mirë të vizitojë APKE "kur kushtet të jenë të përshtatshme".

0Ka shumë mundësi që i gjithë delegacioni rus të heqë dorë nga pjesëmarrja në seancë.