Egjipti nuk ka ndërmend të rishikojë marrëveshjen e paqes me Izraelin, të nënshkruar në vitin 1979, njoftoi sekretari për shtyp i Kreut të republikës Yasser Ali.

Komentet mbi këtë çështje pasuan fjalimet e një sërë politikanësh egjiptianë, të cilët kërkuan refuzimin e përmushjes së disa nga obligimet.

0Në veçanti, bëhet fjalë për kufizimet në vendosjen e njësive të ushtrisë dhe pajisjeve ushtarake në gadishullin Sinai. Disa politikanë, duke përfshirë këtu dhe përfaqësuesit e "Vëllazërisë Myslimane", shprehen se marrëveshje të tilla bien në kundërshtim me parimin e sovranitetit shtetëror.