Aeroplani, me të cilin po fluturonte Presidenti i SHBA Barack Obama ditën e mërkurë ra në një zonë me turbullira të forta ndërsa ulej në aeroportin e qytetit Toledo, Ohio. Pilotët arritën të ulin në tokë "Boeing 747" vetëm në përpjekjen e dytë, njoftoi televizioni CNN.

Situata u komplikua nga moti i keq - mjegulla e dendur. Asnjë nga pasagjerët nuk u plagos.

0Javën e kaluar, avioni, në të cilin ndodhej Ann Romney - gruaja e kandidatit për president të SHBA Mitt Romney nga Partia Republikane, bëri një ulje emergjente në shtetin Kolorado për shkak të djegies së instalimeve elektrike në kabinë.