Kandidati për president i SHBA i Partisë Republikane Mitt Romney, i cili e quajti Rusinë “armikun numër një gjeopolitik” të Amerikës, bleu aksionet e "Gazprom" dhe të kërkuesit rus "Yandex". Vitin e kaluar ai bleu më shumë se 1.000 aksione.

Demokratët menjëherë e qortuan republikanin, gjëndja e të cilit vlerësohet me më shumë se 200 milionë dollarë, për faktin se ai investon jo vetëm në kompani vendase por edhe në të huaja, duke përfshirë këtu në ato ruse dhe kineze.

Kritikat e shumëfishta ndaj Mitt Romney rëfejnë për patriotizmin e tij të dyshimtë, sipas fjalëve të tyre, të të tilla investimeve dhe për faktin që ato bien në kundërshtim me deklaratat e republikanit për Rusinë.