0Në tokë ka shumë pak vende, ku janë të mundura gjetje të tilla, mendon profesor, doktori i shkencave gjeologo-mineralogjike Igor Davidenko:

- Këto rallësi janë gjetur vetëm në Afrikë dhe në territorin e Rusisë e askund tjetër. Ne kemi diamante të cilësisë më të lartë në Arkhangels, vendburime premtuese në Jakutia.

Diamanteve shpesh u atribuohen disa veti mistike dhe madje besojnë se gurët e fituar në rrugë të pandershme mund të përbëjnë mallkime për pronarët e tyre. Kështu, një nga "gurët më të çmuar" më të famshëm është diamanti blu i Hope. Ai u soll në shekullin XVII nga India dhe u ble nga Mbreti i Francës Ludevik XIV. Bashkë me gurin në Evropë erdhi dhe murtaja. Vetë, Ludeviku XIV vdiq nga gangrena. Guri i kaloi mbretëreshës Marie-Antoinette, të cilës më vonë iu pre koka.

Çfarë fati do të sjellë diamanti i gjetur në Jakutia nuk mund ta profetizojë as fallxhorja Natalia Smirnova:

- Një diamant i kësaj madhësie dhe force do të ketë një ndikim shkatërrues edhe për grupet e njerëzve. Mendimi im është që duhet të bëhen nga ky diamant disa gurë të bukur dhe të fshehin diku larg në bankë. Është më mirë të mos e ruajnë të plotë, sepse nuk dihet se çfarë mund të pritet nag ai. Duke kujtuar historinë e diamanteve, ne e dimë se ata janë të lidhur me luftë, gjakmarrje dhe probleme të ndryshme.

0Kush do të jetë pronari i gjetjes misterioze është ende e panjohur. Është i madh probabiliteti që guri i gjetur të dërgohet në muze. Për shembull, diamanti më i madh i Rusisë 342 karatësh mbahet në Fondin e Diamantit të Kremlinit të Moskës.