Të paktën tetë persona u vranë ditën e mërkurë në brigjet e ishullit indonezian Sumatra si rezultat i përplasjes së një trageti me një anije mallrash.

0Siç njoftuan në Ministrinë e Transportit të Indonezisë, trageti u nis që nga porti Merak për në ishullin Java në Bakuaheni në Sumatra. Rreth 200 persona u shpëtuan.