Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ditën e mërkurë do të marrë kredencialet e 21 ambasadorëve të rinj nga 21 vende të huaja.

Ceremonia do të zhvillohet tradicionalisht në sallën e Aleksandrit në Pallatin e Madh të Kremlinit.

0"Dorëzimi i kredencialeve simbolizon zyrtarisht fillimin e punës të ambasadorëve të shteteve të huaja në Rusi", - kujton shërbimi për shtyp i shtetit rus.