Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi mbi papranueshmërinë e përdorimit të forcës në anashkalimin e Kartës së OKB-së. Sipas mendimit të tij, "i ashtuquajturi menaxhim i krizës nuk po funksionon".

"Pa u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare është e pamundur të menaxhosh një çështje në botën moderne", - deklaroi Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve nga ambasadorët e huaj në Moskë. "Ka ardhur koha të nxjerrim mësime nga kjo që po ndodh", - bëri thirrje Presidenti.

0Këto ditë në Nju Jork po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku, në veçanti, po diskutohet problematika siriane. Në prag Emiri i Katarit Khalifa bin Hamad Al Thani, në fjalën e tij u bëri thirrje vendeve arabe të ndërhyjnë në situatën në Siri në kuadër të paaftësisë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përpunuar një pozicion të përbashkët mbi zgjidhjen e konfliktit sirian.