Gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve pranë nëdrtesës së parlamentit në Madrid të martën u plagosën 65 persona, midis tyre pothuajse gjysma policë, ndërkohë 27 protestuesë u arrestuan, njofton televizioni spanjoll.

Përleshjet e dhunshme me policinë ndodhën pasi pjesëmarrësit e mitingut protestë nën moton "Do të marrim Kongresin" (Ocupa el Congreso) u përpoqën të shkatërronin kordonet policore dhe të hynin në ndërtesën e Kongresit. Rojet e rendit u detyruan të përdornin shkopinjtë e gomës dhe të hapnin zjarr me plumba gome.

0Protesta e djeshme nuk është demonstrimi i parë masiv i këtij formati në Spanjë. Lëvizja "e të indinjuarve" funksionon aktivisht që në pranverën e vitit 2011.