Dy shpërthimet e forta, njëri prej të cilëve ndodhi në afërsi të ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Sirisë, që gjëmuan në qendër të Damaskut, u shoqëruan me një shkëmbim zjarri. Në vendet e shpërthimeve pati zjarre të forta. Ka të lënduar. Numri i tyre po përcaktohet.

Në emisionin e kanalit televiziv "Al Jazeera" përfaqësuesit e opozitës deklaruan se përgjegjësia për sulmet bie mbi “Ushtrinë e lirë siriane”.

Të gjitha hyrjet në Shtabin e Përgjithshëm të Sirisë janë bllokuar nga forcat e sigurisë. Në rajonin e Shtabit të Përgjithshëm dëgjohen të shtëna intensive me armë zjarri. Gazetarët në vendngjarje deri më tani nuk lejohen.

0Gjatë dy muajve të fundit kjo është përpjekja e tretë e opozitës për të hedhur në erë Shtabin e Përgjithshëm të Sirisë.