Kanali televiziv iranian i lajmeve “Press TV” njoftoi për vdekjen ditën e mërkurë të korrespondentit të tij Maya Nasse gjatë të shtënave në kryeqytetin e Sirisë në Damask.

Gazetarët iranianë po xhironin një reportazh nga vendi i shpërthimeve, që ndodhën këtë mëngjes, në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë siriane në qendër të Damaskut, njofton Agjencia “Associated Press”.

0Sipas informatave paraprake, bashkëpunëtorët e byrosë siriane ranë nën zjarrin e një snajperi. Maya Nasse vdiq nga një plagë me arme zjarri, edhe një tjeter gazetar iranian, shefi i Byrosë të “Press TV” Hussein Mortada u plagos dhe u dërgua në spital.