Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad në një intervistë për Agjensinë “Associated Press” propozoi krijimin e një analogu të ri të "grupit të kontaktit" për Sirinë, i cili të përfshinte 10-11 lojtarët më të rëndësishëm globalë dhe rajonalë. Qëllimi i grupit do të jetë "ulja" e qeverisë siriane dhe rebelëve në tryezën e bisedimeve.

Më parë, me iniciativën e Presidentit të Egjiptit Mohammed Mursi u krijua "Grupi i Kontaktit" për Sirinë, në të cilin ishin të ftuar Egjipti, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite. Irani ofroi për tu bashkangjitur me "grupin e kontaktit" Iraku dhe Venezuela.

0Nga ana tjetër, Arabia Saudite - refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e grupit në Kajro për shkak të Iranit.