Të gjitha anijet e peshkimit dhe të patrullimit kineze u larguan sot nga Ishujt Senkaku (Diaoyu) në Detin e Kinës Lindore, të cilat janë subjekt i mosmarrëveshjes territoriale midis Kinës dhe Japonisë, njoftoi roja bregdetare japoneze.

Megjithatë, rojet nuk përjashtojnë faktin se "tërheqja" është e përkohshme dhe ka lidhje me afrimin e një stuhie tropikale në ishujt.

0Për 8 ditë radhazi anijet kineze të patrullimit dhe anijet e peshkimit ndodheshin vazhdimisht në afërsi të ishujve të diskutueshëm.