Sindikatat greke njoftuan të mërkurën një grevë 24-orëshe në shenjë proteste kundër uljes së mëtejshme të shpenzimeve qeveritare me 11.5 miliardë euro, gjë që është një nga kushtet që Greqia të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës financiare.

Kjo është greva e parë e përgjithshme në vend që nga koha e ardhjes në pushtet të qeverisë së Antonis Samaras në qershor, edhe pse protestat në disa sektorë pothuajse nuk ndalen.

0Mijëra e policë u vendosën në qendër të Athinës për të parandaluar dhunën e shënuar në protestat e mëparshme.